“Sa stadiume i ke nisur sepse s’do të jesh mandatin tjetër”, Çeku përplaset me deputeten e AAK-së
Vendor
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Në komisionin për mbikëqyrjen e financave ku edhe u shpalosën të gjeturat e auditorit në punimet dhe rinovimin e tri stadiumeve, atë “Adem Jashari” në Mitrovicë, stadiumin e qytetit në Gjilan dhe atë në Gjakovë, nuk munguan edhe përplasjet mes ministrit të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe anëtarëve të komisionit në fjalë.

Në mesin e shumë diskutimeve, ishte deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ajo e cila pyeti Çekun për stadiumet që ka nisur dhe përfunduar gjatë këtij mandati.

Në përgjigjen e tij, Çeku theksoi se telashet e shumta të gjetura në këto projekte ishin faktor vendimtar që të mos arrihet përfundimi i tyre.

Derisa Çeku po fliste për punët e bëra nga MKRS-, deputetja ndërhyri sërish duke i thënë ministrit që “për fat të keq ai nuk do të jetë ministër në mandatin e ardhshëm”.  Por, për një gjë të tillë Çeku tha se nuk e ka fare problem

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024