Sa pritet të del numri i popullsisë në regjistrim, flasin qytetarët
Lexohet për: 3 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Migrimi i qytetarëve të Kosovës dhe rënia e natalitetit, janë arsye që po i shtyjnë qytetarët të mendojnë se numri i përgjithshëm i popullsisë të jetë më i ulët në regjistrimin e ri që ka nisur më 5 prill sesa ai i vitit 2011, e që sipas statistikave ka dalë të jetë rreth 1 milionë e 700 mijë. Qytetarët që nuk dëshirojnë t’i bashkëngjiten procesit të regjistrimit do të përballen me gjoba nga 30 deri në 2 mijë euro, ka paralajmëruar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ndërsa do të ketë lojë shpërblyese për ata që e qëllojnë saktë numrin e banorëve aktualë në Kosovë. Qytetari Nehat Kekaj ka thënë për KosovaPress se numri i banorëve do të shënojë rënie 10-15 mijë krahasuar me vitin 2011, pasi sipas tij, shumica e qytetarëve kanë migruar në vendet e huaja. Një qytetar tjetër, thotë se numri i popullsisë do të jetë 1 milionë e 685 mijë, pasi ky numër do të ishte shumë i lartë nëse nuk do të kishte migrim.

Personalisht intervista për regjistrim të popullsisë duhet të zhvillohet në objektin e banimit ose në afërsi  të banesës/shtëpisë së respodentit (qytetarit). Intervista mund të zhvillohet në: banesë/shtëpi, hyrje, korridor, në një lokal afër banesës/shtëpisë, nëse ka një kopsht, terasë, ballkon ose vende të ngjashme. Varësisht prej numrit të anëtarëve të ekonomisë familjare, moshës dhe gjinisë, pritjet janë që intervista në një ekonomi familjare me 4 anëtarë të zgjasë rreth 30 minuta. Të dhënat rekomandohet të merren nga secili anëtarë i moshës madhore (mbi 16 vjet) nëse ata/ato janë të pranishëm gjatë intervistës. Në raste të tjera, një anëtar i ekonomisë familjare mund t’i jep të dhënat. Të dhënat grumbullohen përmes tabletëve. Gjatë plotësimit të pyetjeve, qytetari mund të shikojë se si po plotësohen të gjitha fushat në aplikacion, si dhe mund ta shikojë çdo përgjigje që jep.

Pyetjet e zakonshme që parashtrohen në regjistrim janë aplikuar edhe në ReKos 2024. Pyetësorët janë në harmoni me rekomandimet ndërkombëtare, duke përfshirë rekomandimet nga UNECE dhe Eurostat. Pyetësorët e regjistrimit janë publikuar në ueb faqen e ASK-së. Të gjithë qytetarët, që në periudhën ndërmjet 5 prillit deri më 17 maj 2024 qëndrojnë në Kosovë duhet të regjistrohen. Për popullsinë e lindur në Kosovë ose kanë prejardhje nga Kosova, por që jetojnë jashtë Kosovës për më shumë se 12 muaj (ka një vendbanim-shtetet tjetër rezident) ata regjistrohen përmes një aplikacioni online (www.ediaspora.rks-gov.net) gjatë gjithë periudhës së regjistrimit. /A. Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025