Higjiena orale dhe jetëgjatësia – sa më shumë dhëmbë të humbasim, aq më pak jetojmë. Ky është alarmi që vjen nga Fondacioni i Shëndetit Oral (OHF), shoqata bamirëse globale e shëndetit oral në Angli, e cila ka kryer kërkime që lidhin jetëgjatësinë tonë me shëndetin e dhëmbëve.
Sipas hulumtimit të kryer nga disa studiues të Universitetit të Kolumbias, ata që arrijnë moshën 74-vjeç pa humbur një dhëmb, ndoshta do të jetojnë deri në 100-vjeç.
Sipas OHF, dhëmbët duhet të konsiderohen të rëndësishëm jo vetëm për aktin e përtypjes, por edhe si një tregues i gjendjes fizike.
Çfarë duhet bërë atëherë?
1. Kujdesuni për dietën tuaj, duke filluar nga fëmijëria dhe adoleshenca, për të parandaluar përveç kariesit edhe mungesën e lëndëve ushqyese të rëndësishme si hekuri.
2. Mos e teproni me sheqernat.
4. Hani fruta dhe perime që janë të pasura me vitamina, të cilat gjithashtu kontribuojnë në shëndetin oral.
5. Mos pirja e duhanit: përdorimi i duhanit, për shkak të zhvillimit lokal të temperaturave të larta dhe efektit të drejtpërdrejtë të nikotinës, shkakton trashje të shtresës më sipërfaqësore të mukozës, ndryshime qelizore dhe vaskulare dhe shkakton tumore të kavitetit.