Sa me fat ishim në orët e rënda, Lumir Abdixhiku takon Tony Blair
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim ish-kryeministrin britanik Tony Blair, i cili ndodhet për vizitë me rastin e shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Abdixhiku në një postim në Facebook ka vlerësuar mikun e madh të shqiptarëve si një hero i historisë dhe lirisë duke mbetur përherë në mendjen e tyre.

“Yjet politike, herë pas here, sjellin udhëheqës që në betejën e madhe të së mirës kundër së ligës, zgjedhin veprimin e drejtë. Atë njerëzor. Aspak të lehtë, por shpëtimtarë për një popull të tërë. Tony Blair ishte i tillë për ne.    Takimi me të, ishte sa i veçantë aq dhe rikujtues se sa me fat ishim në orët tona më të rënda”, ka shkruar Abdixhiku.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024