Ryshfeti në institucione, numër rekord i raportimeve të sinjalizuesve për korrupsion
Lexohet për: 2 min.
agjencia-per-parandalimin-e-korrupsionit-objekti-140924
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Marrja e mitos po vazhdon të jetë fenomen shqetësues në institucionet publike. Ani pse vepër penale, zyrtarët publik po pranojnë të përfshihen në praktika të paligjshme. Sinjalizuesit kanë njoftuar se numër i madh i këtyre rasteve po ndodhë te prokurimi.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj deklaron se këtë vit ka pasur numër rekord të raportimeve të sinjalizimit për rastet e korrupsionit, ku shton se kanë iniciuar procedura për raste të konfliktit të interesit.

Shoqëria civile thotë se Kosova ende nuk ka arritur të ketë strategjinë shtetërore kundër korrupsionit. Ndërkaq, nga ekzekutivi i kanë thënë KosovaPress-it se së shpejti do të dalë në konsultim publik.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj deklaron se kanë iniciuar procedura për raste të konfliktit të interesit.

Mit-marrja konsiderohet vepër penale, por Buleshkaj tregon se zyrtarët publikë po vazhdojnë të pranojnë dhurata për kryerjen e detyrës zyrtare.

Gjatë këtij viti, siç tregon drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ka pasur numër rekord të raportimeve nga sinjalizuesit.

Ehat Miftaraj, i cili udhëheq Institutin e Kosovës për Drejtësi konsideron se nuk ka vullnet politik për zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Ndërkaq, avokati Ardian Bajraktari ngrit shqetësimin që Kosova ende nuk ka arritur të hartojë strategjinë shtetërore për parandalimin e korrupsionit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i ka thënë KosovaPress-it se kjo strategji pritet të dalë së shpejti në konsultim publik.

“Strategjia shtetërore kundër korrupsionit po hartohet dhe miratohet për herë të parë nga Qeveria. Në hartimin e saj është bërë një punë e gjatë dhe e kujdesshme. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati si kryesues i Komisionit Ministror për hartimin e Strategjisë në fjalë, ka mbajtur disa takime me partnerët tanë në drejtim të finalizimit të draftit të Strategjisë dhe Planit të saj të Veprimit. Strategjia pritet të dalë në konsultim publik shumë shpejt”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës është kritikuar edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për mos zbatimin e ligjit për korrupsionin.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024