Krahasuar me vitet e kaluara korrupsioni ka shënuar rënie, mirëpo shqetësuese mbetet ryshfeti, si forma më e zakonshme e korrupsionit, kështu ka rezultuar nga të gjeturat e studimit mbi Perceptimin e Korrupsionit në Kosovë, e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale.
Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane të Kosovës në Kosovë, Arian Zeka tha se nga rezultat e sondazhit ka rezultate të përmirësueshme sa i përket korrupsionit. Mirëpo ka shtuar se nga përgjigjet e korrespodentëve vërehet se ryshfeti vazhdon të jete forma më e zakonshme e korrupsionit në Kosovë.
Ndërkaq, drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj, tha se falë punës që po bëjnë, ATK ka shënuar një progres edhe sa i përket rritjes së performancës, në këtë formë duke shënuar edhe rënie të korrupsionit.
Edhe pse tha se ka mjaftueshëm preceptim për korrupsion, Murtezaj shtoi se do të punojnë në këtë drejtim.