Rutte: KFOR-i do të mbetet në Kosovë, ndikimi i Rusisë në Ballkan tashmë dihet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte uron Trumpin
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar sot në Bruksel, se KFOR-i është në Kosovë dhe do të vazhdojë të qëndrojë aty.

Ai në një konferencë për media përmendi edhe takimin e Procesit të Berlinit këtë javë në Berlin, teksa shtoi se kjo është dëshmi se “rusët po tentojnë të interferojnë në Ballkanin Perëndimor, por ne nuk do të lejojmë të shpërqendrohemi, do të qëndrojmë të përqendruar në këtë”.

“Forcat e KFOR-it janë aty dhe aty do të qëndrojnë. Le të mos tregohemi naivë, Rusia është siç e dimë ne dhe mund ta shohim, dhe ju mund ta shihni, se po kërkon të minojë demokracitë në rajon që ne e dimë me të vërtetë. Kemi kërcënime kibernetike dhe hibride, janë absolutisht aty, dhe ju përballeni me ta dhe dezinformimi është aty. E dimë se ata përpiqen të përdorin dobësitë e brendshme për të nxitur përçarje dhe kështu ta bëjmë më të vështirë, për shembull për Prishtinën dhe Beogradin për të arritur një lloj diskutimi dhe për të gjitha pjesët e rajonit për t’u siguruar se ata i parandalojnë lëvizje secesioniste të avancojnë. Kjo është ajo që Rusia po bën gjithmonë, duke u përpjekur të krijojë vështirësi dhe ajo që ne duhet të bëjmë është të qëndrojmë të qetë dhe të përqendruar dhe KFOR-i po e bën këtë, NATO po e bën këtë. E di që partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po e bëjnë këtë”, ka thënë Rutte për Klankosova.tv.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024