Zëvendës i dërguari i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Dmitry Polanski, i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump për sanksione të reja nëse Moska zyrtare nuk arrin marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
Polanski tha Kremlini së pari duhet të shohë se në çfarë do të konsistonte marrëveshja që i referohet Trump.
Trump sot i bëri thirrje Moskës që të arrijë një marrëveshje me Ukrainën përmes rrjetit social Truth Social, duke thënë se "nëse nuk bëjmë një marrëveshje dhe së shpejti, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vendos nivele të larta taksash, tarifat dhe sanksionet.”
Kujtojmë, SHBA ka vendosur tashmë sanksione dhe embargo për importet nga Rusia në disa raste, të cilat janë ulur ndjeshëm, nga 4.3 miliardë dollarë nga janari në nëntor 2023 në 2.9 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë në 2024. Metalet dhe plehrat artificialë janë veçanërisht të spikatur në mesin e produkteve të importuara nga SHBA.Disa orë pasi bëri betimin, Trump tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshironte të arrinte një marrëveshje, por se ai nuk e dinte nëse Putin donte të bënte të njëjtën gjë.