Rusia po e godet Mariupol nga Deti Azov, thotë një zyrtar i lartë amerikan
Lexohet për: 1 min.
Mariupol
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rusia ka filluar të qëllojë qytetin e Mariupol nga Deti Azov, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, duke përdorur një grup prej rreth shtatë anijesh për të nisur sulmet në qytetin kritik bregdetar.

Zyrtari tha se disa nga anijet mund të jenë një minahedhës dhe disa anije zbarkuese amfibe, por disa nga anijet janë luftëtarë sipërfaqësorë që i janë bashkuar sulmit në qytetin e rrethuar gjatë 24 orëve të fundit.

“Ne vazhdojmë të vëzhgojmë një numër forcash ruse brenda qytetit Mariupol. Ne mendojmë se të paktën disa prej tyre janë forca separatiste që erdhën nga Donbasi, dhe përsëri, ukrainasit po luftojnë shumë për të mbajtur Mariupolin që të mos bjerë," tha ai, transmeton CNN.

Qyteti ka qenë tashmë nën një bombardim të vazhdueshëm rus nga lëshimet e raketave me rreze të gjatë dhe artileria jashtë qytetit.

Rusia ka gjithsej rreth 21 anije në Detin e Zi, tha zyrtari. Dymbëdhjetë nga anijet janë luftarake sipërfaqësore, ndërsa pjesa tjetër janë amfibe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025