Rusia nuk pranon që trupat e NATO-s të hyjnë në Ukrainë
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se Rusia nuk do të pranojë në asnjë marrëveshje paqeje që forcat paqeruajtëse nga shtetet e NATO-s të hyjnë në Ukrainë, pas bisedimeve që u zhvilluan në Arabinë Saudite me SHBA-në.
"Çdo paraqitje e forcave të armatosura nën një flamur tjetër nuk ndryshon asgjë. Natyrisht, kjo është plotësisht e papranueshme”, shprehu ai.
Lavrov theksoi se çdo zgjerim i NATO-s, përfshirë anëtarësimin e Ukrainës, do të ishte një kërcënim direkt për Rusinë. Sekretari i SHBA, Marco Rubio, tha se ishte i bindur që Rusia ishte e gatshme të angazhohej në një proces të vërtetë paqeje, shkruan BBC News.
Liderët evropianë u mblodhën për të diskutuar afrimin e dukshëm mes SHBA-së dhe Rusisë, por nuk arritën te një qëndrim i bashkërenduar. Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se çdo marrëveshje do të kërkonte mbështetje amerikane për të parandaluar sulme të ardhshme nga Rusia, ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, e cilësoi të parakohshëm dërgimin e trupave.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehu shqetësimin për mungesën e Ukrainës në negociata dhe theksoi se nuk mund të merren vendime pa praninë e tij. Ai e di se mundësitë për të rezistuar, e aq më shumë të mundin Rusinë pa ndihmën e SHBA janë të kufizuara.