Rusia nis sulme të reja në Ukrainë, vriten tre persona
Lexohet për: 2 min.
334439488_916706926337868_6399737686540504276_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Forcat ruse kanë sulmuar disa qytete të Ukrainës, duke vrarë të paktën tre persona në një sulm me dron në një zonë të banuar të rajonit të Kievit.

Katet e sipërme të dy ndërtesave të banimit janë goditur herët të mërkurën në qytetin e Rzhyshchiv, në periferi të kryeqytetit, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

Një 11-vjeçar ka qenë mes viktimave, kanë bërë të ditur shërbimet e shpëtimit.

Shpërthime janë raportuar nga banorët në qytetin port të Sevastopolit.

Kreu i autoritetit pushtues të Rusisë, Mikhail Razvozhaev ka thënë se tri "objekte" që kanë synuar flotën e Detit të Zi janë shkatërruar dhe anijet luftarake ruse nuk janë dëmtuar.

Nuk ka pasur asnjë koment nga ushtria e Ukrainës, e cila në fillim të kësaj jave ka thënë se ka shkatërruar raketa të destinuara për flotën në një qendër hekurudhore në Dzhankoi në Krimenë veriore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia kishte lëshuar më shumë se 20 "dronë vrasës", si dhe raketa dhe predha.

Duke iu referuar largimit të presidentit kinez, Xi Jinping nga Rusia disa orë më parë, ai ka thënë se sa herë që është shqiptuar fjala “paqe” në Moskë, është dhënë një urdhër tjetër për të nisur sulmet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025