Rusia nis stërvitjen e papritur në Paqësor
Lexohet për: 2 min.
f454690b-e86a-431c-907d-0300552091b7
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rusia e ka vendosur të gjithë flotën e saj të Paqësorit në gatishmëri luftarake në një rishikim të paparalajmëruar që përfshin Ishujt e diskutueshëm Kuril, në një sfond tensionesh masive me Perëndimin.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka thënë se Rusia do të kryejë lëshime raketash dhe teste silurësh si pjesë e një inspektimi të befasishëm të flotës së saj detare të Paqësorit.

Stërvitjet vijnë në mes të tensionit të rritur në rajonin e Azisë-Paqësorit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kryejnë stërvitje të përbashkëta ajrore pas një testi të raketës balistike ndërkontinentale nga Koreja e Veriut, shkruan Telegraph.

“Objektivi kryesor i këtij inspektimi është të rrisë aftësinë e Forcave të Armatosura për të zmbrapsur agresionin e një armiku të mundshëm nga drejtimi i oqeanit dhe detit”, tha Shoigu në televizionin shtetëror.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov tha se forcat detare ruse do të vihen në gatishmëri të lartë gjatë stërvitjeve dhe do të vendosen në zonat e trajnimit, ku do të kryejnë stërvitje luftarake.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025