“Rugova është profeti i shqiptarëve”, pejanët të lumtur me bustin e ish-Presidentit
Lexohet për: 1 min.
peja-final
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e 16-vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, Komuna e Pejës ka zbuluar bustin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Me këtë rast qytetarët e Pejës u shprehën të lumtur që në qytetin e tyre do të jetë busti i tij. Madje për disa, Rugova është profeti i shqiptarëve.

Qytetari nga Peja, Hazir Nikqi, thotë për KosovaPress se Rugova ka qenë një president historik i cili ka çliruar Kosovën. Kurse për situtatën aktuale në vend, ai tha se Qeveria Kurti është shpresa e fundit që të përmirësohet Kosova.

Ndërsa, qytetari tjetër, Hysen Kurti shprehet se pavarësia është fituar, por me se qeveritar nuk kanë ditur ta mbajnë ashtu siç duhet. E për ish-Presidentin Rugova thekson se "është profeti i shqiptarëve, është i dërguar nga Zoti në tokën e shqiptarëve, që të largoheshin armiqtë nga ky popull".

Pjesëmarrës në zbulimin e bustit ishin familjarët e ish-Presidentit Rugova, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe shumë aktivistë të tjerë. /A.Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024