Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se kryeministri Albin Kurti do të jetë konsistent në kërkesat e tij dhe është e domosdoshme që përgjegjësit e sulmit në Banjska në krye me Milan Radoiçiq të dorëzohen, në mënyrë që të krijohet mirëbesimi në procesin e dialogut në Bruksel.
Krahas kësaj, ai përmend edhe nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, si dhe tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Brnabiq dërguar institucioneve të Bashkimit Evropian.
Sipas tij në këtë takim teknik mund të diskutohet për sekuencimin e marrëveshjes së Brukselit.
Krahas kësaj, Rrustemi i cili është edhe kryetar i Komisionit parlamentar për legjislacion, thekson se qeveria nuk do të bëjë asnjë lëvizje për themelimin e asociacionit si të ndarë nga marrëveshja bazë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...