Rrudhani e nis në stol ndeshjen kundër kampionit evropian
Lexohet për: 1 min.
10-Rrudhani
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i përballjes mes Manchester Cityt dhe skuadrës së Young Boys.

Kjo ndeshje i takon xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, të dy këto skuadra u përballën mes vete, ku City e mposhti Young Boys me shifrat 3:1.

Momentalisht, City renditet në krye të Grupit G me nëntë pikë, krahas Young Boys që zë vendin e tretë me vetëm një pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cityn nuk do të paraqiten De Bruyne dhe Gomez, kurse te Young Boys mungojnë Kastriot Imeri dhe Lakomy.

Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar, ku ylli kosovar, Donat Rrudhani e nis ndeshjen nga stoli kundër kampionit evropian, dhe ato mund t’i gjeni më poshtë.

Manchester City (4-2-3-1): Ederson; Gvardiol, Dias, Akanji, Lewis; Kovacic, Stones; Grealish, Nunes, Foden; Haaland

Young Boys (5-3-2): Racioppi; Janko, Amenda, Camara, Benito, Garcia; Niasse, Lauper, Ugrinic; Elia, Itten

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024