Rrjedhje në fabrikën e gazit në Porto Romano, nxënësit ndërpresin mësimin në Durrës
Lexohet për: 1 min.
gazi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rrjedhje gazi janë raportuar në një fabrikë të Porto Romanos në Durrës. Disa banorë janë evakuuar nga zona. Të alarmuar nga situata që mund të dalë jashtë kontrollit, prindërit kanë kërkuar të marrin dhe fëmijët nga shkolla 9-vjeçare “Met Hasa”, e cila në këto rrethana ka ndërprerë procesin mësimor. Më 18 qershor të këtij viti, në depozitat e fabrikës së gazit që ndodhet në një zonë të banuar ra zjarr dhe për disa ditë rresht banorët kërkuan mbylljen e fabrikës. Në zonë kanë shkuar dhe efektiva të policisë.

Të shqetësuar për sigurinë e jetës dhe të ardhmen e fëmijëve, banorë të Porto Romanos kanë protestuar pas incidentit që ndodhi të  në fabrikën e gazit në Durrës, duke kërkuar nga autoritetet një zgjidhje të shpejtë të situatës. Shumë familje që jetojnë pranë fabrikës ndjehen të rrezikuar për bashkëjetesën kritike me të.

Top Channel

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025