Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) ka reaguar pas rrjedhjes në publik të një drafti të Ligjit të pagave, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Bazuar në këtë draft që sipas informatave të publikuara më parë e ka përgatitur Ministria e Punëve të Brendshme, disa kategori kanë shprehur mospajtim për koeficientët.
“Pas lajmit të publikuar në media shprehim indinjatën tonë të thellë se Ju si ministër nuk reagoni për ngritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësorë. Andaj nga ky moment pasi që Ju jeni apatik ndaj kërkesave tona do të kërkojmë edhe dorëheqjen tuaj.
Z. Ministër, Ju keni ardhur tërësisht me një demagogji se si do të bëhet shëndetësia pas 30 vitesh, por duke e parë që ju nuk e keni interesimin as më të vogël për shëndetësi ose veproni ose ikni”, ka thënë Syla përmes një letre publike drejtuar Latifit.