Mbretëria e Bashkuar është ndër një numër vendesh me forca speciale ushtarake që veprojnë brenda Ukrainës, sipas një prej dhjetëra dokumenteve që kanë rrjedhur në internet.
Këto dokumente konfirmojnë atë që ka qenë subjekt i spekulimeve të qeta për më shumë se një vit, shkruan BBC.Qeveria amerikane thotë se po heton burimin e rrjedhjes.
Sipas dokumentit, të datës 23 mars, Britania e Madhe ka kontigjentin më të madh të forcave speciale në Ukrainë (50), e ndjekur nga shtetet e tjera të NATO-s Letonia (17), Franca (15), SHBA (14) dhe Holanda (1), transmeton KosovaPress.Numri i personelit mund të jetë i vogël dhe pa dyshim do të luhatet. Por forcat speciale për nga natyra e tyre janë shumë efektive. Prania e tyre në Ukrainë ka të ngjarë të kapet nga Moska, e cila muajt e fundit ka thënë se nuk po përballet vetëm me Ukrainën, por edhe me NATO-n.
Në përputhje me politikën e saj standarde për çështje të tilla, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka komentuar, por në një postim në Tëitter të martën tha se rrjedhja e informacionit të supozuar të klasifikuar kishte demonstruar atë që ajo e quajti një "nivel serioz pasaktësie".
Një dokument, i cili detajonte numrin e viktimave të pësuara në Ukrainë nga të dyja palët, dukej se ishte kontrolluar.
Qeveria britanike ka një politikë për të mos komentuar forcat e saj speciale, në kontrast me vendet e tjera, përfshirë SHBA-në.
Mbretëria e Bashkuar ka qenë e zhurmshme në mbështetjen e saj për Ukrainën dhe është donatori i dytë më i madh pas SHBA-së për ndihmën ushtarake për Kievin.
"Ne do të vazhdojmë të hetojmë dhe të kthejmë çdo shkëmb derisa të gjejmë burimin e kësaj dhe shtrirjen e tij", tha ai.