Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se beson se Donald Trump do të gjejë një zgjidhje për paqen në Ukrainë dhe se Moska është e gatshme për dialog.
Vetë Trump njoftoi dje se ka emëruar gjeneralin në pension Keith Kellogg emisar të tij special, për t’i dhënë fund luftës gati tri-vjeçare.
Kellogg tha më parë se çdo politikë e SHBA për t'i dhënë fund luftës duhet të përfshijë kërkesat për një armëpushim dhe një zgjidhje miqësore, raporton Newsweek.
Kellogg (80), i cili shërbeu si këshilltar për sigurinë kombëtare për ish-zëvendëspresidentin Mike Pence gjatë administratës së mëparshme Trump, do të jetë një figurë kyçe në përfundimin e luftës.Dokumenti thotë se konflikti duhet të ngrihet përgjatë vijave aktuale të frontit, të cilat, nëse shikoni situatën në front sot, do ta linin Rusinë nën kontrollin e rreth një të pestës së territorit të Ukrainës.
Në dokument thuhet po ashtu se duhet të ketë "një politikë zyrtare të SHBA-së për të kërkuar një armëpushim dhe një zgjidhje miqësore për konfliktin ukrainas".
Në dokument thuhet se SHBA dhe partnerët e saj të NATO-s, me synimin për të sjellë Putin në tryezën e bisedimeve, duhet të vonojnë anëtarësimin e Ukrainës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut në këmbim të garancive të sigurisë.
Nuk është e qartë nëse Trump do të ndjekë planin e Kellogg edhe pse presidenti i sapo zgjedhur paralajmëroi se mund t'i jepte fund luftës në Ukrainë edhe para inaugurimit të tij më 20 janar.
Në fillim të pushtimit të Ukrainës, Kellogg e përçmoi ushtrinë ruse si "Garda Kombëtare e Vermontit me armë bërthamore".
Në një artikull të nëntorit 2023 për Institutin Amerika e Parë të Politikës, ku ai është bashkëkryetar, Kellogg kritikoi armatimin gradual të Ukrainës nga administrata Joe Biden dhe dështimin e saj për të përcaktuar fitoren. Ai tha se ata "e futën në kurth Amerikën në një luftë të pafund".
Kellogg shtoi se Uashingtoni duhet të braktisë idenë se lufta është një lojë në të cilën largimi i Putin dhe humbja totale e Rusisë janë të vetmet rezultate të pranueshme.
“Unë e fajësoj disi këtë administratë dhe Perëndimin që nuk e kanë mbështetur Ukrainën kur duhet të kenë. Duhet t'i jepni Rusisë një arsye për të negociuar”, tha ai.