Vetëm gjatë periudhës janar-nëntor 2023 janë regjistruar rreth 21.370 aksidente në nivel vendi, ku 88 ishin me përfundim fatal - 96 persona të vdekur , 7.988 me lëndime dhe 15.459 të lënduar, sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës.
Ekspertët e komunikacionit i shohin këto shifra si shqetësuese dhe thonë se shkaktarë kryesorë janë mosrespektimi i rregullave dhe tejkalimi i shpejtësisë.
Krasniqi thotë se që personat e aksidentuar u takojnë gjeneratave të reja, teksa bën thirrje që ngasësit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të ruajnë veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.
Policia e Kosovës në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore po e zbaton urdhrin operativ “Siguria në trafikun rrugor 2023”, duke realizuar pika kontrolli të automjeteve. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar-nëntor 2023 janë regjistruar gjithsej 21.370 aksidente, ndërsa në vitin 2022 në total janë 18.886 ose 2.484 aksidente më shumë.