Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Nepal
Lajme
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Një tërmet i magnitudës 5.6 goditi dje perëndimin e Nepalit, duke rrafshuar ndërtesa e duke marrë të paktën 150 jetë njerëzish.

Fuqinë e tij shkatërruese duket e ka amplifikuar më shumë fakti që ishte tërmeti ka qenë shumë pranë sipërfaqes së tokës. Epiqendra ishte në Jajarkot e Rukumin Perëndimor, rreth 500 kilometra larg nga kryeqyteti Katmandu, por lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet në Indinë fqinje, duke përfshirë Delhin.

Zëdhënësi i ushtrisë foli për dhjetëra të plagosur. Spitali i Jajarkotit është i mbushur me të lënduar. Njerëzit i ka pushtuar frika dhe po qëndrojnë jashtë.

Ai bëri thirrje që sa më shumë persona ti bashkohen përpjekjeve të kërkim-shpëtimit të cilat janë vështirësuar nga rrëshqitjet e dheut dhe bllokimi i rrugëve të nxitura nga tërmeti.

Nepali ndodhet përgjatë Himalajeve, ku ka shumë aktivitet sizmik. Në vitin 2015, vendi u përball me dy tërmete shkatërruese në të cilat 9,000 njerëz u vranë dhe 22,309 u plagosën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024