Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni
Lexohet për: 2 min.
thumbs_b_c_425ab3e8f9a8cd8aea590ce91f452df6
1 vit më parë
Linku u kopjua

Reshjet e dendura të borës në zonat e goditura nga tërmeti në Japoni penguan operacionin e vazhdueshëm të shpëtimit të hënën, ndërsa numri i të vdekurve nga tërmetet u rrit në 168, njoftuan mediat lokale të hënën.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka regjistruar deri në 13 centimetra borë kryesisht në zonat e goditura nga tërmeti në provincën Ishikawa, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

Autoritetet thanë se 168 persona u konfirmuan të vdekur ndërsa 323 të tjerë mbetën të zhdukur, sipas transmetuesit publik japonez NHK.

Mijëra njerëz po qëndronin ende në strehimore ndërsa nuk ka pasur asnjë kontakt me të paktën 2300 njerëz për shkak të linjave të shkatërruara të komunikimit duke përfshirë rrugët, sipas Agjencisë së Lajmeve Kyodo.

Ekziston edhe frika e përhapjes së COVID-19 në qendrat e evakuimit dhe autoritetet po mendojnë për të zhvendosur të mbijetuarit e tërmetit në hotele dhe bujtina jashtë provincës, por moti i keq po ndikon në operacione.

Ditën e Vitit të Ri, një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 goditi gadishullin Noto në provincën Ishikawa, duke shkatërruar ndërtesa dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në rrugët në rajon, e ndjekur nga qindra tërmete me magnitudë më të vogël.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025