Rritet numri i përfituesve nga skemat e pensioneve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua
Në muajin shtator 2024, krahasuar me muajin shtator të vitit të kaluar, kishte rritje të numrit të përfituesve nga skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me 14 për qind, skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara po ashtu me 13,7 për qind, skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike 8 për qind, skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 5,9 për qind, përcjell KosovaPress.
Po ashtu sipas publikimit të fundit të Agjencisës së Statistikave të Kosovës, skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ka shënuar rritje me 4,7 për qind, skema e pensioneve bazike të moshës 3,1 për qind, skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara 2 për qind, skema për veteranët e luftës 1,3 për qind dhe skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës 0,2 për qind.
Ndërkaq, në muajin shtator 2024, nga Pensionet e Trepçës kanë përfituar 1 mijw e 174 persona, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, që ishin 1 mijë e 482 përfitues, vërehet një rënie prej 20,8 për qind.
Kujtojmë, se Qeveria e Kosoves ka marrë vendim që prej muajt tetor të ketë rritje të pensioneve për disa kategori.