Qeveria e Kosovës ka marr vendim që nga muaji tetor t’i rris pensionet për 20 për qind për disa kategori të pensionistëve, e nga muaji janar i vitit 2025 pensionet për 20% do të rriten edhe për personat që përfshihen në Ligjin për Kategoritë e luftës.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ku shtoi se në muajin e ardhshëm Qeveria e Kosovës do ta votoj edhe buxhetin për vitin 2025.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati, tha se kjo rritja e pensioneve parashihet të jetë në shumën e 100 milionë euro shtesë për tërë vitin fiskal.
I pyetur nëse do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit dhe policët e Kosovë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se pagat në sektorin publik janë rritur vitin e kaluar, ndërsa shtoi se mandatin e ardhshëm do të ta bëjnë reformën pensionale.E ministri i Financave, Hekuran Murati teksa ka folur për Kontratën Kolektive për çka tha se janë bërë në mënyrë të kundërligjshme, theksoi se si qeveria kanë ofruar ndihmë por komunat, por sipas nuk e kanë shfrytëzuar këtë mundësi.
Ministria e Punëve të Brendshme ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdare, këtë e ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti.
https://kosovapress.com/ngritja-e-pensioneve-kjo-eshte-shuma-qe-do-te-marrin-pensionistet-foto