Rritet numri i ndërmarrjeve të regjistruara në TM4 2023 krahasuar me TM4 2022
Lexohet për: 2 min.
ASK
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat sot mbi ndërmarrjet e reja dhe të mbyllura për tremujorin e katërt 2023, sipas të cilit del se ka rritje të ndërmarrjeve të reja 7.01% në krahasim me tremujorin e njëjtë 2022. Megjithatë, në tremujorin e katërt 2023, krahasuar me tremujorin paraprak TM3 2023, ka rënie të numrit të ndërmarrjeve të regjistruara 1.08%.

Sa i përket ndërmarrjeve të shuara, në tremujorin e katërt 2023 ishin 397 ndërmarrje ose 5.6% më shumë krahasuar me tremujorin paraprak TM3 2023. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak TM3 2022 ka rënie 13.1% të ndërmarrjeve të shuara.

Numri i ndërmarrjeve të regjistruara dhe atyre të shuara sipas tremujorëve

Aktivitetet ekonomike më të preferuara

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave me 718 ndërmarrje të regjistruara ose 25.5%, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike 306 ose 10.8%, ndërtimtaria 283 ose 10%, prodhimi me 253 ndërmarrje të regjistruara ose 9%, etj.

Në kategorinë me 1-4 të punësuar janë gjithsej 2.735 ndërmarrje të regjistruara ose 97%, me 5-9 të punësuar 52 (1.8%), 10-19 të punësuar 26 (0.9%), 20-249 të punësuar 8 ndërmarrje të regjistruara (0.3%). Ndërsa, në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk ka ndërmarrje të reja në këtë tremujor.

Struktura e ndërmarrjeve të regjistruara sipas kategorisë së numrit të të punësuarve

Shtrirja gjeografike e ndërmarrjeve

Në nivel komunal për nga numri i ndërmarrjeve të regjistruara, sikurse në çdo tremujor, prin Prishtina me 942 (33.4%), Ferizaj 250 (8.9%), Prizreni 222 (7.9%), Fushë Kosova 145 (5.1%), Gjilani 139 (4.9%), Peja 120 (4.3%) dhe Gjakova me 113 ndërmarrje të regjistruara ose 4%. Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024