Rritet numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve me avion
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Numri i fluturimeve gjatë muajit shtator të këtij viti ishte 1 mijë e 115 ose 12. 6 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 344 mijë e 294 ose 13.1 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell KosovaPress.
Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë shtrenjtuar edhe çmimet e biletave të fluturimeve për 10. 9 për qind në tetor.
Qytetarët e Kosovës, nga 1 janari i këtij viti udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen.
Ndersa, në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet po ashtu se në muajin shtator të këtij viti, numri i udhëtarëve me transport hekurudhor (me tren) ishte 5 mijë e 153 ose 3. 3 për qind më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar.