OVL-UÇK sot zgjedh kryetarin e saj, këta janë kandidatët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua
Në kuvendin e pestë zgjedhor të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL-UÇK, sot pritet që të bëhet zgjedhja e kryetarit, Kryesisë së Punës dhe Këshillit Drejtues.
Kandidatë për pozitën e kryetarit të OVL-UÇK-së, pritet të jenë ish drejtuesit e kësaj organizate, Nasim Haradinaj e Hysni Ngucati.
Në një fjalë hyrëse, ushtruesi i detyrë së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku potencoi se krijimi dhomave të Specializuara të Kosovës është ndër sfidat kryesore me të cilat është përballur kjo organizatë.
Ai tha se krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në Hagë.
“Le të jemi të dinjitetshëm përballë vetvetes, fëmijëve, familjeve, e kombit tonë, sepse neve na takon dinjiteti”, u shpreh Klinaku, derisa përmendi se ky kuvend zgjedhor do të ketë rëndësinë e vet me kontributin e delegatëve të saj prezentë.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari tha se është përgjegjësi të mbash pozitën e kryetarit të një organizate, ngase duhet mbrojtur vlerat dhe interesat kombëtare të vendit tonë në mënyrë të dinjitetshme.
Jashari theksoi se nuk ka gjykatë dhe as forcë tjetër që sipas tij do të mund ta kriminalizojë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.
Ndërkaq, Fadil Shurdhaj në emër të shoqatës së invalidëve të luftës së UÇK-së uroj këtë kuvend për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Të pranishmëve iu drejtua edhe ish-komandanti dhe përfaqësues i LDK-së, Nuredin Ibishti. Zgjedhja e kryetarit të ri do të bëhet sot gjatë ditës. Aty disa delegatë kanë u kanë kërkuar mediave që të largohen, megjithatë, kanë hasur në kundërshtim nga delegatët e tjerë.