Ministria e Punëve të Brendshme ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdare, këtë e ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti.
“Sot paradite ministri i Punëve të Brendshme i ka shkruar drejtorit të Doganave që në njërin nga pikat kufitare me Republikën e Serbisë, Republika e Kosovës e ka ndëruar masën e sigurisë nga kufuzimi te kontrolli i shtuar. Derisa të na vijnë skanerët, në momentin kur të na vijnë skanerët, atëherë do ta vendosim në të gjitha pikatë kufitare”, tha Kurti.
Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe ishte marrë më 14 qershor nga Qeveria e Kosovës, atë ditë kur ishin rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. Më vonë Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte.