Rreziku i një tërmeti ‘masiv’ në Japoni është ‘rritur’, paralajmëron agjencia e motit
Mundësia që një tërmet “masiv” të godet Japoninë është “rritur”, ka paralajmëruar agjencia e motit në vend.
Paralajmërimi u lëshua pasi Japonia jugperëndimore u godit të enjten nga një tërmet i fortë 7.1 ballë, duke detyruar kryeministrin Fumio Kishida të anulojë udhëtimin e tij në Azinë Qendrore të premten.
Kjo është "këshilla e parë e tillë për zonat përreth luginës Nankai" - që shtrihet nga Japonia jugperëndimore në atë qendrore - i lëshuar nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë, raportoi Kyodo News me bazë në Tokio.
“Në skenarin më të keq, një tërmet i fuqishëm mund të tronditë një zonë të gjerë të Japonisë - nga rajoni Kanto me qendër në Tokio deri në rajonin jugperëndimor Kyushu - dhe valët e larta të cunamit mund të përfshijnë zonat bregdetare të Kantos deri në Okinawa”, tha agjencia.
Disa lëndime dhe dëmtime në ndërtesa u raportuan në Miyazaki dhe dy provinca fqinje pas tërmetit që goditi rajonin të enjten.
Në ditën e Vitit të Ri të këtij viti, Japonia u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 7.6, i cili shkaktoi vdekjen e 238 personave, ndërsa të paktën 19 rezultuan të zhdukur në Gadishullin Noto në Japoninë qendrore./AA/