Rreth 92% e familjeve në Shqipëri zotërojnë 1 deri 2 prona të patundshme
Rreth 92% e familjeve (total i kampionit të intervistuar) zotërojnë 1-2 prona të patundshme, kryesisht shtëpi banimi në Shqipëri.
Është ky rezultati i vrojtimit që publikoi sot Banka e Shqipërisë, për një nga pikat e anketimit, mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve në 6-mujorin e parë të vitit 2023.
Sipas këtij vrojtimi, rezultati 92 % ka mbetur i pandryshuar krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe ka shënuar rënie me 1pp krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që 3 % deklarojnë se “zotërojnë më shumë se 2 prona të patundshme” (shtëpi dhe tokë/dyqan etj.) dhe 5 % kanë deklaruar se zotërojnë një pronë.
Në grupin e familjeve që deklarojnë pasuri financiare, rezulton se depozitat dhe/ose llogaritë bankare vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar, si në rastin e totalit të familjeve (51 % e rasteve të raportuara) dhe në rastin e familjeve huamarrëse (50 % e rasteve të raportuara).
Të dyja këto pesha kanë shënuar rënie në terma gjashtëmujorë dhe vjetorë.
Vrojtimi i radhës është kryer mbi kampionin rastësor prej 1203 familjesh, ku rreth 88 % e tyre (1055 familje) kanë marrë pjesë në procesin e intervistimit duke iu përgjigjur plotësisht ose pjesërisht pyetjeve të pyetësorit.