Rreth 700 persona janë infektuar me zgjebë apo siç njihet në Kosovë si zhuga, brenda nëntë muajve të këtij viti. Kështu ka bërë të ditur dermatologia në Klinikën e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Fatime Kokollari. Përveç në Kosovë, kjo sëmundje ngjitëse është e përhapur edhe në rajon.
Raste të të prekurve me zgjebë janë regjistruar edhe në Shqipëri.
Në një prononcim për KosovaPress, Kokollari thotë se numri i të hospitalizuarve nga zgjeba këtë vit ka shënuar rënie, krahasuar me vitin e kaluar.
E dermatologia në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë Violeta Dajci në një prononcim për KosovaPress, thotë se në Shqipëri janë regjistruar raste të infektuara nga skabiesi.
Sipas përvojës së saj me pacientë, Dajci thekson se burimi i përhapjes së kësaj sëmundje ngjitëse vjen nga Evropa. Për dallim nga QKUK-ja, Dajci potencon se në QSUNT, nuk hospitalizohet asnjë rast me zgjebe, pasi sipas saj, është gabim.