Rreth 20 ushtarë amerikanë do t’i bashkohen KFOR-it
Lexohet për: 1 min.
417425893_683739650614836_6009069708069986629_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rreth 20 ushtarë amerikanë nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, pjesë e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s, do t’i bashkohen së shpejti misionit KFOR në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përmes një postimi në Facebook.

“Familja dhe miqtë së bashku me liderët vendorë dhe shtetërorë u mblodhën më herët gjatë ditës së sotme për t'i dhënë lamtumirën afërsisht 20 ushtarëve nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, të cilët janë duke u vendosur në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ushtarët e rinj amerikanë do të ofrojnë mbështetje në ligj dhe rend për forcat e SHBA-së dhe NATO-s në operacionin e vazhdueshëm paqeruajtës ndërkombëtar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025