Për orë të tëra po mbretëron frika dhe makthi në shtëpinë e Luis Diaz, futbollistit 26-vjeçar të Liverpool.
Prindërit e sulmuesit janë rrëmbyer në qytetin Barrancas, në rajonin La Guajira të Kolumbisë. Gjithçka ka ndodhur në një servis nga katër kriminelë të armatosur me motoçikleta. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka liruar nënën e ish- lojtarit të Portos falë postblloqeve të shumta të ngritura në zonë ndërkohë që babai është ende në prangat e kriminelëve, zyrtarisht i zhdukur.
"Shpresojmë që çështja të zgjidhet sa më shpejtë”, thuhët në reagimin e Liverpoolit.
Luis Diaz, i blerë nga anglezët në merkaton e dimrit të vitit 2022, veshi fanellën e Barranquilla-s në atdheun e tij përpara se të transferohej në Atlético Junior, gjithashtu në Kolumbi, dhe më pas në Porto, ku Luis Diaz bëri hapin e madh të karrierës së tij.
Ajo që po ndodh me Luis Diaz padyshim ka pasur pasoja edhe në Liverpool. Kolumbiani nuk u ftua për ndeshjen e pasdites kundër Nottingham Forest.