Rregullorja e BQK-së, Rama: E pamohueshme e drejta e Kosovës për të zbatuar Kushtetutën e saj
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar sot lidhur me reagimet ndaj hyrjes në fuqi të Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e euros në pagesa.

Në një postim në rrjetin social “X” kryeministri Rama u shpreh se pavarësisht se Kosova duhet të koordinohet me partnerët, nuk duhet harruar e drejta e saj për të zbatuar Kushtetutën.

Kryeministri Rama kërkoi që pas sulmit të ndodhur në Banjskë, të mbahet ekuilibri.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruhet fokusi dhe një sens ekuilibri”, u shpreh Rama.

Rregullorja e BQK-së- që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt parashikon që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja. Një gjë e tillë ka sjellë reagime pasi serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit.

BE dhe ShA kanë kërkuar shtyrjen e Rregullores për t’u dhënë kohë të mjaftueshme serbëve të përshtaten me të.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e ka përsëritur edhe sot kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatim të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024