Rregullorja e BQK-së, Osmani inkurajon të gjitha institucionet për bashkëpunim me aleatët
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka inkurajuar të gjitha institucionet në vend për bashkëpunim me aleatët qoftë edhe për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, e parasheh që valutë e vetme e pagesave në Kosovë të jetë euro.
Ajo theksoi se janë duke vazhduar diskutimet për një plan tranzicioni sa i përket Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin serb.
E pyetur nga KosovaPress për kritikat e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier sa i përket rregullores së BQK-së, Osmani tha se aleatët nuk po kërkojnë që të mbahet dinari në arkullim, por sipas saj, të bëhet një plan zbatimi për çfarë kërkoi nga institucionet të bashkëpunojnë sa më shumë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Para gazetarëve, Osmani tha se si presidente e vendit vazhdimisht ka inkurajuar të gjitha institucionet që bashkëpunimin me aleatët të kenë në maksimum.
Këto komente, presidentja e vendit, Vjosa Osmani i bëri në shënimin e Ditës së Presidentit amerikan, Bill Clinton.