Rrëfimi i gruas që për vite me radhë kërkoi lëmoshë rrugëve bashkë me katër fëmijët e saj
Lexohet për: 3 min.
Lemosha-240623
1 vit më parë
Linku u kopjua

Për vite me radhë, Kumrije Gashi ka shtrirë dorën ndaj të panjohurve për të kërkuar ndihmë. 38-vjeçarja nga Fushë-Kosova bashkë me katër fëmijët e saj ka qëndruar në temperatura ekstreme, verë e dimër në rrugë për të siguruar kafshatën e gojës. Tashmë ajo ka vendosur që fëmijët të vijojnë mësimin, e ajo të sigurojë të ardhura përmes punës. Përkundër vështirësive për mbijetesë, ajo rrëfen se nga e hëna deri të premten po troket në derën e Qendrës Ditore për Fëmijët ne Situatë Rruge, ku mund të shërbehen prindër e fëmijë që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

Si këta të fundit nuk e kanë fatin edhe fëmijë të tjerë. Vetëm vitin e kaluar, Policia e Kosovës ka evidentuar 488 persona lëmoshëkërkues. KOMF vlerëson se për fëmijët e kësaj kategorie nuk ekziston ende asnjë shërbim dhe janë prej grupeve më të cenueshme.

Gruaja rreth të dyzetave që vjen nga komuniteti ashkali, rrëfen për jetën e vështirë që ka bërë dikur, duke shtrirë dorën për ndihmë.

Kumrija shton se ka vendosur që të mos kalojë më ditën rrugëve me dorën shtrirë para kalimtarëve, përkundër që jeton me asistencë sociale.

Kumrija është nënë e tre djemve dhe një vajze, me ç’rast, kjo e fundit po ndjek kursin për floktare, ndërkaq djemtë kanë filluar të vijojnë mësimin.

Shumë fëmijë ende po i ekspozohen rrezikut, duke kërkuar lëmoshë në shumë rrugë të qyteteve. Vetëm vitin e kaluar, Policia e Kosovës ka evidentuar 488 persona të tillë.

Bukureza Surdulli nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) thotë se për fëmijët lëmoshëkërkues nuk ekziston ende asnjë shërbim nga shteti.

Pranë qendrës së qytetit në Prishtinë, katër vjet më parë është hapur Qendra Ditore për Fëmijët në Situatë Rruge dhe funksionon në kuadër të organizatës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve “Terre des hommes - Kosova”. Mbështetja për fëmijët dhe gratë tashmë ka tejkaluar numrin 300.

E para e këtij lloji në Kosovë, siç tregon koordinatorja e kësaj qendre, Egzona Gashi ofron mundësi për pastrim, ndërrim të rrobave, lojëra edukative e aktivitete të tjera.

Në kuadër të shërbimeve, Gashi shton se në bazë të rregullt po ofrojnë edhe mësimin mbështetës përmes mësueseve të angazhuara.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Gratë e burrat po përfshihen në zanate, që përmes saj të bëjnë një punë të rregullt. Me përfundimin e zanatit, të njëjtit mbështeten përmes granteve të vogla, në ngritjen e ekonomisë familjare, që fëmijët të mos dalin në rrugë. Paralelisht me fëmijët, prindërit janë të përfshirë me programin e “sesionit të prindërimit pozitiv”, që synohet edukimi i tyre dhe ngritja e vetëdijes mbi zhvillimin e fëmijëve./Sh.Pajaziti

https://kosovapress.com/admin/hapet-fushata-eshte-ne-doren-tane-kerkohet-mobilizimi-i-te-gjitha-institucioneve/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024