Rrëfimi i Durmishit: Dhamë gjithçka për futbollin e viteve të 90-ta
Lexohet për: 2 min.
durmishi-280124
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbolli i viteve të 90-ta në Kosovë kaloi nëpër një periudhë jashtëzakonisht të vështirë. Të rënduar nga kushtet e mjerueshme, por edhe nga presioni i okupatorit serb, futbollistët e kësaj kohë dhanë gjithçka, e madje rrezikuan edhe jetën e tyre për ta mbajtur gjallë sportin e futbollit në Kosovë.

Njëri nga futbollistët që i takoi kësaj gjenerate ishte edhe Arsim Durmishi, i cili rrëfen për KosovaPress, peripecitë me të cilat ai dhe bashkëlojtarët e tij u desh të ballafaqoheshin në atë kohë.

Ai ka luajtur për skuadra si Besiana, KEK-u e Prishtina, por, siç tregon ai, pa ndonjë kontratë profesionale.

Durmishi tregon se kishte raste kur policia serbe sulmonte e keqtrajtonte referët dhe organizatorët e ndeshjeve, ndërsa fanellat dhe pajisjet e futbollistëve duhet të dërgoheshin fshehurazi në ndeshjet e futbollit.

Por, përtej këtyre sfidave, ish-mbrojtësi vazhdoi me përkushtimin e tij të madh në fushën e lojës, aq sa ishte afër transferimit jashtë Kosovës, por një lëndim i rëndë ia ndali karrierën në gjysmë.

E sot, pas gjithë këtyre viteve, Durmishi thotë se futbollistët e viteve të 90-ta, janë në kushte të vështira jetësore. Ai pret që nga Ligji i ri për Sport, kjo kategori të marrë trajtimin e merituar.

Ndërkohë për futbollin e sotëm në Kosovë, Durmishi theksoi se janë bërë hapa të mirë në zhvillimin e tij, sidomos në aspektin kualitativ.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024