Në horizontin 11-të të Trepçës, nën errësirën e thellë të tuneleve, minatorët e Kosovës përballen me sfida të papërshkrueshme. Vonesa e pagave, si një hije e pandërprerë, shton peshën e brengave mbi supe të punëtorëve të zellshëm, që çdo ditë dalin nga shtëpitë e tyre të lidhur me përgjegjësinë për familjet. Me shpresën disi të shuar për siguri dhe vlerësim, ata vazhdojnë të punojnë në një ambient të rrezikshëm, ku lodhja dhe mungesa e mbështetjes janë bërë pjesë e rutinës. Ndërsa shpresojnë për një të ardhme më të ndritur, rrëfimet e tyre e përshkrujanë më mirë se çdo gjë tjetër pasigurinë dhe dëshpërimin e tyre.
Minatori Safet Jusufi, i cili punon në këtë ndërmarrje me vite, rrëfehet i zhgënjyer me trajtimin që iu bëhet dhe nuk vlerësohen mjaftueshëm nga shteti.Edhe Ukshin Istrefi, një xehetar me 13 vjet eksperiencë, teksa flet për rrezikshmërinë në këtë ndërmarrje, shprehet i shqetësuar me gjendjen e rëndë të krijuar në Trepçë.
Në anën tjetër, minatori, Ramadan Meholli i cili ka gati 43 vjet që punon në këtë ndërmarrje kujton sfidat që kanë kaluar, megjithatë thotë se ende puna e tyre vazhdon të mos vlerësohet siç duhet.Në anën tjetër, drejtori i Minierës në Stantërg, Shyqyri Sadiku thotë se me prodhimin që kanë filluar, minatorët do të krijojnë të hyrat prej punës së vetë dhe pagat do t’i marrin me kohë.
Kujtojmë se, minatorët e “Trepçës” patën hyrë në grevë për shkak të mosrealizimit të pagave të muajit qershor dhe shujtave ushqimore.
Sipas menaxhmentit, më datën 20.9.2024, Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka realizuar eksportin e koncentratit të zinkut (K/Zn) nga Njësia Biznesore Minierat me Flotacion Trepça në Stan Tërg. Sasia e eksportuar e koncentratit: Total= 168.48 t K/Zn.
https://kosovapress.com/minatoret-pa-paga-sindikata-qeveria-nuk-ka-interesim-per-fatin-e-minieres