Rrahmani viziton Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rrahmani viziton Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit
New Project (84)
26/05/2026 - 17:14
Linku u kopjua

Sulmuesi i njohur kosovar, Albion Rrahmani, i cili aktualisht po shkëlqen në kampionatin çek me skuadrën e Sparta Pragës, ka vizituar ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit.

Rrahmani u prit nga menaxhmenti i fakultetit, ndërsa zhvilloi edhe një bashkëbisedim tejet frymëzues me studentët, të cilët patën mundësinë ta pyesnin nga afër rreth rrugëtimit të tij, sfidave dhe suksesit në futbollin ndërkombëtar.

Nga fakulteti e vlerësuan këtë vizitë si mjaft motivuese për studentët, duke e cilësuar yllin e kombëtares si një shembull perfekt të përkushtimit dhe punës, teksa i uruan suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026