Rrahmani pushimet i shijon në Kosovë, po stërvitet në Hajvali
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është duke i kaluar pushimet në vendlindje.

Kështu ka bërë të ditur presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, përmes një postimi në faqen e tij në “Instagram”, raporton KosovaPress.

Po ashtu, përveç pushimeve Rrahmani po stërvitet në Kosovë, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

“Kapiteni ynë, Amir Rrahmani po i shijon pushimet në vendlindje, por as punën nuk e ndalon. Si një profesionist i madh, Amir Rrahmani është duke u stërvitur me përkushtim në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali për të qenë në formën më të mirë”, shkroi Ademi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024