Rrahmani pritet ta udhëheq sulmin e Kosovës ndaj Andorras
Lexohet për: 1 min.
albion rrahmani
1 vit më parë
Linku u kopjua

Megjithëse me të gjitha gjasat tashmë të humbura për kualifikim tutje, Kosova do të kërkoj sot rezultat pozitiv ndaj Andorras, skuadër e cila renditet e fundit në grupin I.

“Dardanët” janë të parafundit me katër pikë dhe pas asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit të këtij grupi, raporton KosovaPress.

Para ndeshjes, në një konferencë për media, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha e ka cilësuar Andorran si rival shumë të vështirë dhe me mbrojtje shumë të ngjeshur.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin në stadiumin nacional dhe ky është formacioni i mundshëm i “Dardanëve”:

Kosova: Muric; Vojvoda, Hajrizi, Aliti, Hadergjonaj; Muslija, Fazliji, Loshaj, Bytyqi; Rashica, Rrahmani;

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024