E fundit: Rrahmani pritet të jetë në "Fadil Vokrri" për finalen Kosovë - Turqi
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
E fundit: Rrahmani pritet të jetë në "Fadil Vokrri" për finalen Kosovë - Turqi
image (12)
29/03/2026 - 13:12
Linku u kopjua

Pavarësisht se nuk mund të zbresë në fushë për shkak të një lëndimi muskulor, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka vendosur të jetë pranë bashkëlojtarëve të tij në natën më të rëndësishme për futbollin kosovar.

Sipas portalit TuttoNapoli, mbrojtësi i Napolit do të jetë i pranishëm të martën në tribunat e stadiumit në Prishtinë për të mbështetur ekipin në finalen e "play-off"-it për Botërorin 2026.

Për momentin, Rrahmani është në fazën e fundit të rehabilitimit pas problemit që pësoi në ndeshjen kundër Romës dhe rikthimi i tij në fushë me Napolin pritet të ndodhë në mes të prillit.

Megjithatë, prania e tij në Prishtinë shihet si një faktor kyç për moralin e grupit, duke qenë se ai mbetet lideri i padiskutueshëm i mbrojtjes dardanë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026