Rrahmani e Korenica i bashkohen Listës për Familjen AKR-PD
Lexohet për: 1 min.
Lista-e-Familjan-Eman-Rragmnai
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahamani dhe Visar Korenica kanë bërë të ditur se kanë dhënë dorëheqje nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, për t'iu bashkuar siç thanë Listës për Familjen në zgjedhjet e 9 shkurtit, bashkë me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe PD-në e Ferid Aganit.

Rrahmani në një konferencë për medie të martën, tha se synimi është bashkimi politik për familjen, derisa renditi disa arsye që kanë dhënë dorëheqje nga LVV, ku ndër ta përmendi edhe kodin civil.

Ai tha se do të vazhdojnë të përkrahin ligje që sipas tij janë të dobishme për vendin në Kuvend.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025