Rrahje në Kuvendin e Serbisë, opozita u përpoq fizikisht të pengonte nisjen e debatit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Rrahje në Kuvendin e Serbisë, opozita u përpoq fizikisht të pengonte nisjen e debatit
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Kuvendin e Serbisë ka pasur një konfrontim fizik pasi deputetët e opozitës fillimisht kanë ngritur pankarta pas miratimit të rendit të ditës, e më pas kanë tentuar të pengojnë fizikisht fillimin e diskutimit kur anëtarët e Qeverisë kanë hyrë në sallë.deputet

Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, ka thirrur sigurimin për të hyrë në sallë dhe kanë tentuar të qetësojnë deputetët.

Më pas Brnabić zbriti nga vendi i kryesueses dhe u bëri thirrje deputetëve të kthehen në vendet e tyre.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, caktoi pauzë dhe ftoi kryetarët e grupeve parlamentare për konsultime, pasi paraprakisht kishte pasur një përplasje fizike mes deputetëve në sallë, kur deputetët e opozitës tentuan fillimisht duke ngritur pankarta dhe pastaj fizikisht për të penguar fillimin e debatit pas miratimit të rendit të ditës, shkruan Politika, transmeton KosovaPress.

Deputetët e opozitës mbanin pankarta opozitës me dorë të gjakosur ndërsa deputetët e koalicionit qeverisës mbanin një pankartë ku shkruhej "hajdutët e verdhë duan luftë, kurse Serbia do punë".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025