Ronaldo pëson një tjetër zhgënjim në futbollin arab
Lexohet për: 1 min.
7-Ronaldo
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Al Nassr i Cristiano Ronaldos është eliminuar nga Liga e Kampionëve të Azisë në çerek-finale pasi skuadra Saudite Pro League humbi 3-1 me penallti ndaj Al Ain.

Al Nassr përmbysi një deficit prej 1-0 në ndeshjen e parë për të fituar 4-3 të hënën, por me përfundimin e ndeshjes 4-4 në total, lojtarët iu drejtuan goditjeve nga pika e penalltisë.

Ardhjet e huaja të Al Nassr, Miroslav Brozovic, Alex Telles dhe Otavio nuk arritën të shënojnë dhe skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe kaloi në gjysmëfinale, ku do të përballet me Al Hilal ose Al Ittihad, përcjellë KosovaPress.

Ronaldo ishte i vetmi nga katër gjuajtësit e penalltive të Al-Nassr që arriti të realizojë, por Al Ain kaloi në katërshen e fundit për herë të parë që nga viti 2016.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025