Roma ia vë syrin talentit brazilian
Lexohet për: 2 min.
9-Roma
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Roma nuk po planifikon të ngadalësohet në tregun e transferimeve të verës dhe thuhet se ka filluar të shqyrtojë një lëvizje për yllin e Corinthians, Wesley.

Roma ka qenë aktive këtë muaj teksa kërkon t'i jap Daniele De Rossit përforcimet e nevojshme për të tentuar të mbyll diferencën me vendet e Ligës së Kampionëve, duke transferuar Enzo Le Fee, Samuel Dahl dhe Matias Soule, raporton KosovaPress.

Roma tani është në procesin e finalizimit të një lëvizjeje për sulmuesin e Gironas, Artem Dovbyk, duke shtuar fuqinë e nevojshme të zjarrit sulm, dhe puna po vazhdon për të marrë edhe disa përforcime të tjera, me Raoul Bellanova si “ëndrrën në anën e djathtë të fushës”.

“Corriere dello Sport” detajon se si Roma po vazhdon të shikojë përreth për mundësitë e tregut të transferimeve dhe i ka vënë sytë te Wesley, duke besuar se anësori i Corinthians mund të jetë një përshtatje e mirë për skuadrën e De Rossit.

Sulmuesi 19-vjeçar brazilian ka shkëlqyer për Timão këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë katër asistime në 41 paraqitje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024