Roma dhe Milani ngjiten mbi Unitedin e Tottenhamin në ranglistën e UEFA
Lexohet për: 1 min.
10-Roma, Milani
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Roma e Daniele De Rossit e ka kaluar Manchester Unitedin në ranglistën e përditësuar të UEFA-s, në të cilën edhe Milani është ngjitur mbi Tottenhamin.

Roma barazoi 1:1 me Feyenoordin në Ligën e Evropës, ku më pas penalltitë e panë Romën të avanconte tutje në 1/16-ën e kësaj gare, raporton KosovaPress.

Në shortin e sotëm u përcaktua se Roma do të përballet me Brightonin e Roberto De Zerbit, test ky paksa i vështirë për “Giallorossët”.

UEFA përditësoi ranglistën me koeficientet e klubeve pas aksionit të fundit të garave evropiane, përditësim ky që e pa Romën të ngjitet në vendin e nëntë në listë, kështu duke e tejkaluar Manchester United.

Interi ende renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Milani u ngjit për dy pozita më lartë, respektivisht në pozitën e 32, duke e tejkaluar Tottenhamin dhe Slavia Prague.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024