Sonte me fillim nga ora 21:00 “Stadio Olimpico” do të jetë nikoqir i ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Evropës mes Romës dhe Bayer Leverkusenit.
Kjo do të jetë përballja e parë mes këtyre dy skuadrave në kuadër të gjysmëfinales së kësaj gare, raporton KosovaPress.
Takimi i fundit mes Romës e Bayer Leverkusenit daton në muajin maj të vitit të kaluar, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 0:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, te Roma mungon vetëm Zeki Celik kurse Leverkuseni ka të gjithë lojtarët e gatshëm.
Roma (4-3-3): Svilar; Karsdorp, Mancini, Smalling, Spinazzola; Paredes, Cristante, Pellegrini; El Shaarawy, Lukaku, Dybala
Bayer Leverkusen (3-4-2-1): Kovar; Tapsoba, Tah, Stanisic; Hincapie, Xhaka, Andrich, Frimpong; Grimaldo, Wirtz; Adli