Roli i mediave për paqen botërore është shumë i rëndësishëm
Lexohet për: 2 min.
otsuka
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në konferencën e Lidershipit në Ballkan “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, drejtuesi i Federatës së Paqes Universale të Kosovës, Katsumi Otsuka tha se roli e mediave për paqen botërore është shumë e rëndësishme.

Ai tha se përmes kësaj konference do të mund të shihen gjërat nga një pikëpamje tjetër edhe në aspektin e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor.

“UPF e ka sistemin që është e gatshme të sjell paqe në botë, Kombet e Ballkanit Perëndimor në një farë mënyrë kanë qenë pjesë të këtyre gjërave dhe roli e mediave për paqen botërore është shumë e rëndësishme, këtu zhvillimet e fundit, edhe në internet edhe në botën sociale kanë sjell shumë informata, apo po e ndihmojnë shoqërinë të jetë e informuar. Për ketë arsye e kanë krijuar Uashington Times në Amerikën Qendrore dhe kanë krijuar një rrjet të gjerë mediatik i cili mbetët me një profesionalizëm shumë të madh mediatik dhe etik. Këta janë të ata të rinj që janë të prekur nga mediat sociale dhe nuk ka dyshim që janë ai përkushtimi pozitiv i paqes botërore, dhe do të jetë i nevojshëm për paqen botërore”, tha ai.

Kjo konferencë ka bërë bashkë udhëheqës të shquar nga vendet e Ballkanit, institucionet rajonale dhe vendet evropiane.

https://kosovapress.com/admin/ulaj-ti-leme-ndarjet-partiake-e-te-mendojme-per-kosoven/

Konferenca organizohet nga Federata Universale e Paqes (UPF), në partneritet me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, Washington Times Foundation, Shoqatën Ndërkombëtare të Mediave për Paqe (IMAP), dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Rinisë dhe Studentëve për Paqe (IAYSP).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025