Rohde: Zbatimi i marrëveshjes dhe shmangia e çdo tensioni është nevojë e kohës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë përparim dhe të shmanget çdo tension. Derisa është pyetur në lidhje me deklarimet e liderëve të Serbisë, ai ka thënë se presin zbatim të plotë të marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe aneksit të dakorduar në Ohër.

Lidhur me zgjedhjet që do të mbahen të dielën në veri të vendit, diplomati gjerman ka deklaruar se të dy palët duhet të arrijnë përparim për qytetarët e të dy vendeve.

Ne kemi bërë një deklaratë për këtë dhe nevoja e kohës përveç zbatimit është edhe shmangia e çdo tensioni për ndonjë temë tjetër. Ajo që na nevojitet është që të dy palët tani duhet së bashku në mënyrë konstruktive të arrijnë përparim që është i rëndësishëm për qytetarët e të dy vendeve”, ka deklaruar ai.

Ai nuk ka dashur të komentojë deklarimet e liderëve në Beograd, veçse ka theksuar se presin zbatim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.

Më tej, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë ka thënë se pret së shpejti takim mes palëve në Bruksel.

Kosova dhe Serbia u pajtuan me 18 mars në Ohër për aneksin e zbatimit të marrëveshjes që u arrit në Bruksel, ani pse nuk pati nënshkrim të saj.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
153
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024